KEK: Rikthehet në operim njësia A5

13:56 | 08 Shkurt 2026
kek:-rikthehet-ne-operim-njesia-a5

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 është rikthyer në operim në orët e mëngjesit të sotëm.

“Rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.”

KEK thotë se Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

Komento: