Viti 2018 ka qenë vit me plotë angazhime dhe të arritura për Korporatën Energjetike të Kosovës.
Përkundër vështirësive në pjesën e parë të vitit si pasoj e bllokadës në shpronsime , falë një angazhimi maksimal është arritur të tejkalohet plani i prodhimit për rreth 6% që në vlerë financiare është mbi 10 milion euro. Ndërsa profiti në total i Korporatës këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar.
Për më tepër, falë agazhimit të punëtorëve dhe punës së menaxhmentit kjo ndërmarrje ka arritur që të përmbyll këtë vit me sukses, duke kryer me sukses të gjitha obligimet financiare ndaj shtetit, sic është tantiema, për të cilën janë paguar mbi 27 milionë euro.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur ti kryej të gjitha obligimet ndaj punëtorëve, është shlyer kamata e kredisë, si dhe janë bërë të githa përgatitjet që dimri i këtij viti të kalojë me sukses.
“Falë angazhimit të madh është arritur të zgjidhet cështja e thengjillit, gjithashtu janë bërë remontet e blloqeve të termocentraleve në mënyrë që gjatë këtij dimri, prodhimi të jetë në masën maksimale mbi 800 megavat energji elektrike”, ka thënë Thaçi.
Falë një angazhimi maksimal si të punëtorëve, ashtu edhe të menaxhmentit është arritur që KEK-u të tejkaloj edhe planin e prodhimit në masën prej 4.79% nga bilanci i paraparë për këtë vit.
Përkundër teknologjisë së vjetruar dhe sfidave të shumta, në Termocentralin Kosova A është arritur që shkarkimet e pluhurit të jenë nën nivelin e lejuar me ligj pavarësisht vjetërsisë së termocentralit, cka ka bërë që të jetë nën 50 miligram për kub.
“Sa i përket Termocentralit Kosova B, është përfunduar studimi i fizibilitetit, i cili ka përcaktuar të gjitha masat e ndërlidhura me qëllim të zgjatjes së jetës së Termcentralit Kosova B duke e sjellë nivelin e ndotjes në kuadër të normave evropiane. Gjatë këtij viti ka përfunduar me Bashkimin Evropian nga fondet e IPA-s, një financim madhor në ndërrimin e elektrofiltrave, si dhe në sistemin e zvogëlimin e emetimit të oksideve të azotit. Në fushat e eksploatuara të qymirit do të vazhijmë me rikultivimin e tokës”, ka deklaruar Edmond Nulleshi, drejtor Ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës.
Hapa pozitiv janë arritur edhe në Qendrën e Trajnimit që funksionon në kuadër të KEK-ut, ku gjatë 2018 janë profilizuar disa programe në kuadër të arsimimit professional duke filluar nga instaluesit elektrik, metalpunues, operator të makinerive të rënda dhë në fushën e saldimit nga ku praktikantët do të marrin certifikatë ndërkombëtare.
Në këtë qendër gjatë vitit 2018 janë organizuar mbi 3 mijë ditë trajnime dhe janë trajnuar rreth 1000 kandidatë, prej të cilëve rreth 250 jashtë KEK-ut.
Një zhvillim pozitiv në këtë qendër është edhe marrëveshja me Odën Zejtare të Dortmundit, e cila është një nga odat më të njohura në Gjermani.
Për vitin e ardhshëm, drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka paraljmëruar masa që për herë të parë në historinë e ndërmarrjes do të merren.
“Vitin e kaluar (2017), kemi arritur të shesim deri në 200 mijë tonë që ia kemi shitur Kosova Thëngjillit. Në vitin 2019, ne synojmë të shesim deri në 1 milion ton thëngjill. Po ashtu kemi disa projekte që për herë të parë do të paraqiten në KEK, sic është energjia solare. Tokat e degraduara synojmë të vendosim panele solare për prodhimin e energjisë. KEK-u ka vite që nuk e ka bërë rifreskimin e stafit, ku mosha mesatare është rreth 55 vjecare dhe për të arritur rifreskimin e stafit ne jemi duke bërë një skemë organizative në harmoni me kushtet e prodhimit me teknologjinë e re. Si sfidë për KEK-un është cmimi i energjisë që ia shet KEDS-it. Ne 60% të prodhimit ia shesim 29 euro megavatin që është nën koston e prodhimit, ndërsa pjesën tjetër e kemi shitur me cmimin prej 35.4 euro megavatin. Synim i yni është shitja e energjisë në treg të hapur sipas cmimeve të bursës së energjisë”, ka deklaruar Thaçi.
2019-a do të jetë një vit madhor për sa i përket zvogëlimit të emisioneve dhe përmirësimit të ndotjes në mjedis sa i përket Termocentralit Kosova B.
“Ky financim përfshin shumën prej 74 milionë euro dhe zgjatë dy vjet. Pas këtyre investimeve, ndotja nga Kosova B do të jetë jetë në suaza të normave të lejuara jo vetëm me ligj të Kosovës, por edhe me normat evropiane”, ka deklaruar drejtori Ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës, Edmond Nulleshi.
Ndërkohë, masat janë ndërmarrë që prodhimi i energjisë të vazhdoj të jetë në kapacitete maksimale edhe për vitin që vjen.
“Sipas të gjitha parashikimeve dhe masave që janë marrë edhe sipas bilancit, me të cilin jemi duke operuar edhe tani gjatë këtij viti, ne planifikojmë të operojmë me dy njësi gjeneruese në termocentralin Kosova A dhe dy njësi gjeneruese në TC Kosova B”, ka deklaruar Isak Kerolli, Drejtor i Operimeve në KEK.
Ai ka thënë se nuk pritet që vitin e ardhshëm të haset në probleme sa i përket furnizimit të termocentraleve me thëngjill.