KEK-u njofton se është ndalur njësia B2: Do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve

15:38 | 05 Dhjetor 2024
kek-u-njofton-se-eshte-ndalur-njesia-b2:-do-te-kryhet-nje-kontroll-teknik-i-pajisjeve

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 01:08 është ndalur njësia B2.

Në njoftim thuhet se ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se sot, rreth orës 01:08min. është ndalur njësia B2. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë. Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës. KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024.”, thuhet në njoftim.

Nga KEK-u bëjnë të ditur se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Komento: