Me gjithë sfidat e shumta që i solli pandemia COVID-19, falë angazhimit të punëtorëve dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës është arritur që të tejkalohet plani për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
“KEK-u ka arritur këtë vit që të tejkaloj planin e prodhimit të energjisë elektrike për 2%. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është realizuar prodhimi prej 3 milionë e 320 mijë megavat orë energji elektrike, ndërsa këtë vit është prodhuar 3 milionë e 390 mijë megavat orë energji elektrike. Gjithashtu sa i përket edhe prodhimit të thëngjillit, është tejkaluar plani për 1%. Në gjashtëmujorin e parë ka qenë planifikuar të prodhohet 4 milionë e 250 mijë tonë thëngjill, ndërsa është realizuar 4 milionë 300 mijë tonë thëngjill, ka thënë Përparim Kabashi, ushtruesi i detyrës sëkryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.
Gjatë kësaj periudhe KEK-u ka vazhduar të dëshmoj se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë, si dhe njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike me të cilën arrihet të mbulohet me 94% konsumi vendor.
Sipas marrëveshjes për Furnizim me Shumicë me tri kompani, KEK-u ka arritur që të ketë sukses edhe në rritjen e sasisë së eksportit të energjisë nga e cila ka pasur edhe rritje të të hyrave.
“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë realizuar të hyra prej 21 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në të cilën janë realizuar 12 milionë euro, është një rritje prej 74%. Vlen të theksohet se çmimi mesatar i eksportit tëenergjisë elektrike të realizuar në vitin e kaluar ka qenë rreth 24 euro për megavat orë, ndërsa ky çmim gjatë këtij viti, ka qenë rreth 50 euro për megavat orë”, ka thënë tutje ushtruesi i detyrës sëkryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi.
Ai ka bërë të ditur se është në proces remonti kapital i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A dhe që i njëjti do të kthehet në operim brenda shtatorit.
Pastaj është duke u bërë remonti kapital i Ekskavatorit E 9-B, i cili do të përfundoj në javën e dytë të dhjetorit.
Po ashtu në procesjanë remontet e rregullta vjetore të njësive gjeneruese të dy termocentraleve TC Kosova A dhe TC Kosova B, të cilat ndihmojnë në operimin më të sigurt të tyre, dhe në realizimin e planeve të prodhimit.