Gëzim Kelemendi akuzon VV-në dhe PDK-në se e shfrytëzuan fenë islame për të fituar vota.
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se shumë parti politike kanë tentuar që të fitojnë vota nga qytetarët e besimit islam, duke kandiduar persona fetarë në lista për deputetë e duke premtuar shami për vajzat në shkolla.
“Disa duke bërë premtime me shami e disa duke future persona të caktuar në lista” tha Kelemendi.
Ai shtoi se Partia Fjala asnjëherë nuk ka zhvilluar fushatë në baza fetare dhe se nuk kanë folur për tema fetare në fushata zgjedhore.
Madje Kelemendi akuzoi edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se me propozimin e Kurtit që vajzat të vendosin për shamitë në shkolla në moshën 16 vjeçare, tregon se ai nuk i njeh rregullat e fesë.
Ndërsa Kelmendi la të kuptohet se po flet për Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se parti të caktuara kanë vendosur në lista për kandidatë të deputetëve gra të mbuluara me shami vetëm për të fituar vota.