
Kelmendi tha se tubimi i sotëm do të dëmtojë qytetarët dhe vet Vetëvendosjen.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kritikuar tubimin e organizuar nga Vetëvendosje.
Kelmendi thënë se tubimet e tilla në kushte normale e madhështojnë jetën politike në Kosovë, por sipas tij u organizuar në kohën e pa duhur.
“Tubimi i tillë do të dëmtojë qytetarin, vet Lëvizjen Vetëvendosje dhe ekonominë e vendit”, tha ai.
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se nuk është mirë që Vetëvendosje sa ishte në qeverisje ashpërsoi masat dhe arrestoi njerëz për shkelje të masave.
“Pasi përfunduan qeverisjen ata po bëjnë të kundërtën duke shkelur masat e rekomanduara nga institucionet”, thotë Kelmendi.
“Kjo nuk është e mirë për Vetëvendosjen dhe liderin e tyre që t’i tregojë masës dhe qeverisë së zgjedhur se ne nuk i zbatojmë masat për të cilat vet kemi punuar”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi.