Kelmendi pret në takim Barbanon, flasin për pavarësinë e gjyqësorit

16:08 | 07 November 2024
kelmendi-pret-ne-takim-barbanon,-flasin-per-pavaresine-e-gjyqesorit

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

Sipas komunikatës së ZKPSH-së, ata diskutuan për çështje të interesit të përbashkët.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Shefi i Eulex-it, Barbano, patën diskutime konstruktive dhe përmbajtjesore lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se u.d. kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Komento: