‘Kemaili’ i ndodh e papritura në Beirut

13:30 | 08 Korrik 2019

Është një prej aktorëve me të pëlqyer turk.

Aktori i njohur turk, Burak Ozcevit, i cili ka marrë vëmendje edhe simpati të madhe në role të ndryshme në telenovela, së fundmi është befasuar me dukjen e tij, shkruan rtv21.

Larg imazhit të “Kemjalit” të famshëm nga “Kara Sevda”, ai është duke vazhduar punën e tij në rolet tjera.

Buraku aktualisht ndodhet në një udhëtim pune në Beirut, gjatë këtij udhëtimi aktori turk ka shkuar në një qendër tregtare ku ai u befasua nga fansat, të cilët kishin vendosur fotografi të tij në një projektor të madh.

https://www.youtube.com/watch?v=EPlf6kxKaOY

Buraku në vitin 2017 është martuar me aktoren e bukur turke, Fahriye Evcen ndërsa, në muajin prill të këtij viti çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar, Karan.

Komento: