“Kemajli” bëhet baba, dalin pamjet e para

10:58 | 19 Prill 2019

“Kemajli” dhe bashkëshortja fotografohen duke dal nga spitali me fëmijën.

Çifti ka mohuar këto thashetheme Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen para disa ditëve janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar, Karan.

Në mediat turke janë publikuar disa fotografi në të cilat, Buraku dhe Fahriye shihen duke dal nga spitali me djalin e tyre.

E pyetur për për shëndetin e fëmijës, Fahriye ka thënë “është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe unë jam mirë”.

Çifti i famshëm mohoi thashethemet se për fotografinë e parë të fëmijës kanë marrë një ofertë prej dy milionë dollarëve.

Gjatë periudhës së shtatzënisë së Fahryes, çifiti nuk kanë hezituar të publikojnë fotografi, ndërsa ende pa lindur i foshnja i kanë hapur një Instagram./21Media

Komento: