Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar situatën e sulmuesit Kemal Ademi.
Dje në mediet në Kosovë është raportuar se sulmuesi që dikur kishte vendosur për Zvicrën, tani po kërkon t’i bashkohet Kosovës.
Kemal Ademi ka kontaktuar me FFK për t’iu bashkuar Kosovës. Nëse jeni trajner a jeni i lumtur ta keni atë në skuadër?
“Kam folur me të dhe i kam thënë të vije te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë. Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”