‘Kemali’ një burrë i kujdesshëm, shikoni çfarë dhurate i bën gruas për ditëlindje

11:48 | 06 Qershor 2020

Aktori turk, Burak Ozçivit në shumë intervista nuk ka hezituar që ta shpreh dashurinë për bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Fahriye Evcen.

Fahriye dje festoi ditëlindjen e 34-të dhe në këtë ditë të rëndësishme mori një surprizë shumë të ëmbël nga Buraku.

Aktroi befasoi bashkëshorten me një tortë në të cilën ishte vendosur foto e saj me djalin e tyre.

“Sa më shumë vite të lumtura si familje” ishte mbishkrimi i lënë në tortë. Kujtojmë se, dashuria e çiftit vitin e kaluar u bekua me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan.

Komento: