Këmba e majtë e Messit është ‘vdekjeprurëse’, këto pamje tregojnë gjithçka

16:51 | 15 Gusht 2019

Askush nuk dyshon se Lionel Messi është lojtari me i mirë në botë.

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, vazhdon rikuperimin e tij në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, pasi pësoi një dëmtim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së djathtë, gjë që e ndaloi atë të udhëtonte në SHBA dhe të luante atje dy miqësoret e planifikuara kundër Napolit.

Në prag të debutimit në sezonin e ri të La Liga-s, prania e Messit në Bilbao praktikisht nuk përjashtohet, edhe pse Valverde preferon të mos marrë rreziqe përsipër, transmeton periskopi.

Trajneri do të mbajë këtë pasdite një konferencë për shtyp, ku do të sqarojë nëse Messi do të grumbullohet apo jo. Ylli argjentinas ka vijuar me ushtrime të ndryshme në fushën e rërës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të shihet duke bërë goditje të vazhdueshme për gol, por pa gjuajtur me këmbën e lënduar.

Pra, po e kursen, ose nuk i beson ende asaj. Po ashtu, kapiteni azulgrana e kompletoi stërvitjen me ushtrime të tjera.

Shikojeni si e godet topin Leo Messi:

Komento: