Taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk pritet të hiqet derisa këto dy vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj përmes një shkrimi në Twitter duke e bashkangjitur një link të një shkrimi në gazetën “Financial Times”.
Ai ka shkruar se masa e vënë është bërë pasi që nuk kishte rrugëdalje tjetër.
“Kemi duruar ta marrim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100% do të hiqet me #normalizim të plotë, dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje”, ka shkruar ai.