Këmbëngul kryeministri: Taksa nuk tërhiqet pa njohjen e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këmbëngul kryeministri: Taksa nuk tërhiqet pa njohjen e Kosovës

14:23 | 11 Dhjetor 2018

Taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk pritet të hiqet derisa këto dy vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Twitter duke e bashkangjitur një link të një shkrimi në gazetën “Financial Times”.

Ai ka shkruar se masa e vënë është bërë pasi që nuk kishte rrugëdalje tjetër.

“Kemi duruar ta marrim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100% do të hiqet me #normalizim të plotë, dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje”, ka shkruar ai.

Komento: