Këmbëngul Mourinho, e do me ҫdo kusht këtë lojtar

14:16 | 13 Dhjetor 2018

Duket se Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heq dorë nga synimi i tij.

Ai dëshiron ta transferoj me çdo kusht një mbrojtës te Manchester United.

Jose Mourinho ka kërkuar nga Manchester United transferimin e një mbrojtësi në janar.

Trajneri portugez e dëshiron transferimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli.

Skuadra italiane ka bërë me dije se nuk do ta shesin mbrojtësin senegalez, nëse nuk marrin ofertën prej 100 milionë euro.

Manchester United po planifikon që të ofroj një lojtar dhe 50 milionë euro për transferimin e Koulibalyt.

Komento: