Këmbësoret e aksidentuara në Prishtinë dërgohen në QKUK

23:00 | 12 Qershor 2020

Dërgohen në QKUK këmbësoret e aksidentuara në Prishtinë.

Janë goditur nga një veturë dy këmbësore, afër sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 21:25, tek ‘1 Tetori’ ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur dy këmbësore”, thotë Krasniqi.

Policia ka dal dhe po merret me rastin, ndërsa të aksidentuarat janë dërguar në QKUK.

Komento: