Këmbësori shkelet për vdekje në Arllat, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

09:57 | 15 Shkurt 2023

Një këmbësor është shkelur për vdekje të martën në Arllat të Drenasit.

Shoferi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: