
Komuna e Podujevës i reagon IKSHPK-së, thotw se kemi dy raste të reja pozitive, jo gjashtë.
Komuna e Podujevës i ka reaguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shifrat e të infektuarve të publikuara sot.
Në reagim thuhet se kjo komunë i ka vetëm dy raste të reja sot, e jo gjashtë sa ka njoftuar IKSHPK.
Ky reagim është bërë në faqen e Komunës së Podujevës në Facebook.
“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë siç paraqiten ne njoftim”, thuhet në reagim.
Sipas Komunës së Podujevës, katër personat tjerë nuk janë nga kjo komunë, por punonjës dhe të bur’gosur në bur’gun e sigurisë së lartë në Gërdoc.
“Katër personat tjerë nuk janë nga komuna e Podujevës, por punonjës dhe të bur’gosur në bur’gun e sigurisë së lartë në Gërdoc”, thuhet në njoftim.