‘Kemi folur vazhdimisht në telefon dhe jemi takuar…’, Alba befason me deklaratën për Azemin

15:34 | 24 Janar 2024

Alba Vukaj, një prej ish-banoreve të ‘BBVK’ së fundmi është rrëfyer më tepër lidhur me marrdhënien që ajo ka pas daljes nga shtëpia me Azem Gagicën.

Sipas saj ata të dy kanë mbetur shumë shokë të mirë, gjithmonë kanë patur konakt dhe pas daljes nga shtëpia, gjithashtu ka patur dhe takime mes tyre ama kaq, do të mbeten gjithmonë kështu.

‘Shokë do të jemi gjithmonë, shokë të mirë kaq. Azemi është një person shumë i kuptueshëm, nuk është i bezdisshëm aspak.

Mbrëmë në fakt jam takuar me Azemin, edhe me Vesën dhe shoqëri tjetër edhe shumë mirë është, kam shumë respekt. Kemi marrëdhënie shumë të shëndoshë me njeri-tjetrin. Kemi kontakt, kemi folur vazhdimisht në telefon edhe kur kam dalë edhe gjithmonë do të mbesim shokë.’- tha Alba.

Komento: