“Kemi larë gjakun deri në katin e katërt”, dëshmitari tregon tmerrin pas sulmit ndaj familjes në Prizren

14:26 | 17 Tetor 2025
“Kemi larë gjakun deri në katin e katërt”, dëshmitari tregon tmerrin pas sulmit ndaj familjes në Prizren

Një dëshmitar ka treguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prizren, ku një burë theri me thikë bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur. Dëshmitari thotë ta kenë larë gjakun deri në katin e katër ku kishte iku vajza.

“Pas e krye punën vet forenzika, e kam thirr pronarin e banesës. Ka ardhur pronari dhe së bashku me të, kemi filluar prej shkallëve, kemi dal e kemi larë gjakun deri në aktin e tretë, deri në të katërtin, se edhe një kat më lart ka shkuar fëmija, ka ik”, ka treguar dëshmitari.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka treguar se gruaja 49 vjeçare ishte gjetur në rrugë me lëndime dhe gjakderdhje që ishin shkaktuar nga thika, ndërsa vajza 12 vjeçare ishte gjetur në katin e e fundit të ndërtesës, e cila po ashtu ishte me lëndime dhe gjakderdhje.

“Me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë. Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda”, njoftoi paraditën e së premtës Prokurori Themelore në Prizren.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Komento: