Këndellet Milani, më në fund po e kërkon një trajner të madh

10:36 | 28 Shtator 2019

Më në fund Milani po e kërkon një trajner të hajrit.

Maxi Allegri po përmendet si opsion i mundshëm për të marr drejtimin e skuadrës së Milanit

Gazeta italiane, La Repubblica raporton se drejtuesit e Milanit janë duke negociuar me Max Allegrin, shkruan Reporteri.

‘Rosonerët’ e kanë nisur keq këtë edicion dhe në klub po flitet se shumë shpejt mund të ketë ndryshime të mëdha.

Bernard Arnault pritet që ta blejë Milanin për 960 milionë euro, ndërsa dëshira e tij është që ta sjellë në krye të skuadrës ish-trajnerin e Juves, Massimiliano Allegrin.

Kujtojm që Allegri në të kaluarën ishte pjesë e Milanit nga viti 2010 deri më 2014 ku fitoi Serie A dhe Kupën e Italisë.

Komento: