
Këngëtari i njohur diagnostikohet me sëmundjen e Parkinsonit.
Ozzy Osbourne zbulon se po vuan nga sëmundja e Parkinsonit.
Ozzy Osbourne ka njoftuar publikisht se është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë me Robin Roberts të “Good Morning America”, e transmetuar të martën, rokeri legjendar dha lajmin me gruan e tij Sharon në krah.

Muzikanti 71-vjeçar tha se zbulimi i sëmundjes së tij ishte si një ngritje e peshës.
Osbourne ndjehet mirë që tashmë e di se nga cila sëmundje po vuan, ngase që prej vitit të kaluar ai ishte përballur me probleme shëndetësore, përfshirë edhe një infeksion të rëndë.
Bashkëshortja e tij tha se po vuan nga një lloj i Parkinsonit dhe është duke iu nënshtruar terapive për këtë sëmundje.
