
Ardit Stafaj është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, duke mos arritur t’i shpëtojë televotimit javor.
Në nominim këtë javë ndodheshin edhe Hygerta, Ludo Lee, Alba dhe Labinot, por ishte Arditi ai që u largua nga gara pas vendimit të publikut.
Mirëpo ngjarja mori një kthesë tjetër kur me të arritur në studio, Stafaj hapi biletën e fatit dhe ajo qëlloi të ishte një biletë kthimi.
Ky është një shans i dytë që i jepet muzikantit nga Gostivari në rrugëtimin ee tij në Big Brother VIP Kosova 4.

Gara në Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon me konkurrencë të fortë mes banorëve të mbetur, ndërsa çdo javë po bëhet gjithnjë e më vendimtare drejt finales.
