Këngëtarja boshnjake nuk lejohet të futet në Serbi pasi bëri shqiponjën

16:42 | 24 Janar 2024

Këngëtarës nga Bosnja dhe Hercegovina, Selma Bajrami i është ndaluar hyrja në Serbi pasi ajo ka bërë shqiponjën gjatë një paraqitje në koncert.

Përgjegjësinë për këtë vendim e ka marr, Aleksnadar Vulin, shkruan Insajderi.

Gjatë një shfaqjeje në Sarajevë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Selma Bajrami ka bërë me duar shenjën e shqiponjës dykrenare, gjest të cilin Vulinit duket se ia paska mbajtur në mend.

“Nuk mund të tregosh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh para në Serbi. Për kë krenohet Shqipëria e Madhe, Serbia nuk duhet të jetë tezgë. Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që u referohen të gjithë atyre që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Është mirë që tradhtarët që ndëshkohen” ka thënë Vulin, ish-drejtor i BIA-s.

Komento: