
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dje së bashku me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazin dhe djalin e tyre erdhën në vendin tonë.
Aktori i njohur turk dje u takua me ministrin e Kulturës në detyrë, Kujtim Gashin, pastaj vizitoi qytetin e bukur të Prizrenit me një grup artistësh.
Në mesin e atyre që dje patën rastin të takohen me çiftin e njohur turk ishte edhe këngëtarja e mirënjohur kosovare, Genta Ismajli, shkruan rtv21.
Ajo u fotografua duke hyrë në mes të qiftit të njohur.
Këtë e bëri të ditur këngëtarja përmes një storie në instagram për 407 mijë ndjekësit e saj, në të cilën shihet me Tolgahanin dhe Almedën.

