Këngëtarja kosovare rezulton pozitiv me koronavirus

00:14 | 16 Gusht 2020

Këngëtarja kosovare, Adelina Emini është infektuar me koronavirus.

Adelina Emini ka njoftuar të afërmit e saj dhe fansat se në testin e kryer sot, ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndonëse nuk ka simptoma.

Këngëtarja tregon se në familjen e saj ka pasur edhe persona të tjerë të cilët ishin të infektuar me këtë virus dhe se kishn probleme shëndetësore.

Prandaj për tejkalimin e kësaj situate në mënyrë sa më të lehtë ajo fton të gjithë të respektojmë këshillat e dhëna nga IKSHPK.

Postimi i plotë:

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, ka shkruar Adelina Emini.

Komento: