Këngëtarja shqiptare u rrezikua të goditej nga vetura gjatë xhirimeve

19:27 | 09 Shtator 2019

Është ndër këngëtaret me të pëlqyera shqiptare.

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri publikoi projektin e radhës “Shpirt i bukur”.

Por, gjatë xhirimeve të videoklipit këngëtarja pati edhe gjëra paksa të rrezikshme.

Gjatë xhirimit të skenave në rrugë, Anxhela u rrezikua të goditej nga një veturë.

Kjo shihet nga një video që së fundmi këngëtarja e publikoi në instagram për 193 mijë ndjekësit e saj.

Ndërkohë, edhe pse ka rrezikuar, këngëtares videoklipi i ka dalë shumë bukur.

I publikuar më 04 shtator, “Shpirt i bukur” deri tani në Youtube ka marrë 199 mijë e 110 klikime.

Komento: