Parashikimi i motit.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.
Sipas njoftimit, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe i qetë.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.