Keni bërë plane, ky do të jetë moti nesër

22:44 | 20 Prill 2019

Parashikimi i motit.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Sipas njoftimit, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe i qetë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Komento: