Keni bërë plane pë vikend, ja çfarë temperaturash na presin

09:03 | 23 Mars 2019

Gjatë vikendit vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe juglindja.

Java tjetër paraqitet me kushte tjera atmosferike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, reshje të pakta shiu dhe erëra mesatare deri të forta.

Komento: