Mot me shi dhe i vranët do të mbaj sot në vendin tonë.
Situata meteorologjike mbi vendin tonë mbetet e paqëndrueshme edhe gjatë kësaj jave, si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive që mbizotërojnë mbi territorin tonë.
Në fushat barike ka luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Situata labile e motit do të sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.