Mot i kthjellët dhe me diell do të mbajë dy ditët e ardhshme të kësaj jave.
Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, të premten dhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.