Mot i qetë me temperatura deri në 12 gradë pritet nesër në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe kryesisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, kurse do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.