Nëse keni bërë plane për ditën e sotme, duket se moti nuk do t’ua prish ato.
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur, por stabil atmosferik.
Instituti hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.