Keni bërë plane për sot, fillimisht shikojeni motin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Keni bërë plane për sot, fillimisht shikojeni motin

08:27 | 21 Dhjetor 2019

Parashikimi i motit për sot dhe nesër.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s’, thuhet në njoftimin e IHMK.

Komento: