
Moti sot në Kosovë parashihet të ketë i vranët me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu, njofton IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.