Keni bërë plane për sot? Shikojeni fillimisht parashikimin e motit

08:11 | 27 Gusht 2020

Sot, mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do jetë në vlera të larta, ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: