Problemi me ndotjen e ajrit ka kohë që është duke i shqetësuar qytetarët e Prishtinës
Edhe sonte në Prishtinë ndotja e ajrit vazhdon të jetë mjaftë e lartë.
Në matjen e fundit që është bërë nga matësi i cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, del se ndotja e ajrit është e pashëndetshme.
Sipas këtij matësi, në ora 19:00 ndotja e ajrit ka arritur shkallën 259.
Kjo shkallë llogaritet të jetë e pashëndetshme dhe e rrezikshme për fëmijët, personat që janë të prekur nga sëmundjet respiratore.
Fëmijët dhe të gjithë ata që kanë probleme shëndetësore me mushkëri apo që vuajnë nga astma preferohet që t’i shmangen daljes në natyrë.
Ndryshe, me rritjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë edhe në Spitalin e Mushkërive në QKUK është rritur numri i pacientëve.