Keni probleme me gjumin? – Ja si të flini brenda një minute

21:32 | 08 November 2020

Si të flini brenda një minute.

Problemet e gjumit janë diçka mjaftë e shpeshtë për të gjithë, e veçanërisht kur kemi ndonjë situatë stresuese.

Nëse keni ankth ose nëse jeni të stresuar para një ngjarjeje të rëndësishme, të bini në gjumë mund të jetë një problem, shkruan “BrighSide”.

Provoni këtë për të qetësuar nervat dhe për të pushuar mirë, transmeton lajmi.

Quhet metoda ‘4-7-8’. Kjo është ajo që ju duhet të bëni:

Merrni frymë me qetësi përmes hundës për 4 sekonda.
Mbajeni frymën tuaj për 7 sekonda.
Merrni frymë ngadalë përmes gojës tuaj për 8 sekonda.
Është vërtet kaq e thjeshtë. Mund të tingëllojë e çmendur, por funksionon vërtet.

Si funksionon

Kjo është ajo që unë zbulova se si funksionon. Kur jeni të stresuar ose të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e lehtë, transmeton lajmi.net.

Ky ushtrim frymëmarrje vepron si një lloj qetësues. Ngadalësimi i qëllimshëm i frymëmarrjes në këtë mënyrë detyron ritmin e zemrës suaj të ngadalësohet, duke ju bërë të qetësoheni shumë shpejt; eshte fiziologji e thjeshte!

I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu, thjesht sepse ju bën të përqendroheni plotësisht në frymëmarrjen tuaj. Çdo neurolog mund ta konfirmojë këtë për ju.

Për efekt më të mirë mund të përdorni këtë “ilaç për gjumë”:

Për të relaksuar mendjen dhe trupin tuaj para gjumit, përzieni së bashku

1/4 lugë gjelle mjaltë

1/8 lugë gjelle kripë deti

1 lugë gjelle vaj kokosi

Thjesht mund ta përpini këtë përzierje siç është ose ta shtoni në një gotë me ujë të ngrohtë – efekti do të ishte i njëjtë

Komento: