Keoman nuk heq dorë: E duam patjetër Depayn te Barcelona

16:36 | 18 October 2020

Insiston trajneri i Barcelonës: “E duam patjetër Depayn”.

Barcelona do të tentojë sërish për Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Ronald Koeman.

Barça ishte afër ta blejë edhe gjatë verës, por dështimi i shitjes të disa futbollistëve, e pengoi afrimin e tij.

“Është një mundësi dhe do të provoj deri në fund, pasi dua ta kem te Barcelona. Mund të kishte ardhur në tetor, por ne nuk arritëm të largojmë asnjë nga lojtarët aktualë dhe gjithçka dështoi. Bashkë me drejtuesit po mbajmë pistën të hapur për ta marrë në janar, por varet edhe nga situata ekonomike e klubit”, u shpreh Koeman.

“Ne kemi shumë sulmues të mirë në skuadër, por të gjithë ata duan ta marrin topin nga mbrapa dhe të avancojnë, ndërsa Depay është i vetmi me karakteristika ndryshe, pasi di të sulmojë thellësitë dhe të na krijojë më shumë hapësira”.

Komento: