Gjendja e civilëve në Ukrainë
Nafta, paratë e gatshme dhe barnat po harxhohen në disa pjesë të Ukrainës, pas pushtimit të Rusisë. Kjo mund të çojë në largimin e pesë milionë ukrainasve nga vendi, thonë agjencitë për ndihma të Kombeve të Bashkuara.
Reuters raporton po ashtu se së paku 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa mijëra ukrainas tashmë kanë kaluar në shtetet fqinje, përfshirë Moldavinë, Rumaninë dhe Ukrainën. Këto janë thënë nga agjencia e OKB-së për refugjatët, transmeton Gazeta Express.
“ne po provojmë të shohim se cila infrastrukturë civile në Ukrainë është goditur, dhe në cilat pjesë”, ka thënë Afshan Khan, drejtor i Unicef-it për Evropë dhe Azinë Qendrore.
Nga zyra për të drejtat e njeriut, në kuadër të OKB-së, kanë thënë se janë raportuar 127 viktima civile në Ukrainë. Prej tyre, 25 janë vrarë, ndërsa 102 janë plagosur.
Presidenti i vendit dhe autoritetet ukrainase të mbrojtjes vazhdimisht u kanë kërkuar qytetarëve që të rezistojnë në mënyra të ndryshme ndaj forcave ruse dhe të bëhen pjesë e ushtrisë së Ukrainës.