Keqpërdori investimet e një shtetasi të huaj për biznes, arrestohet një person në Prishtinë

11:05 | 05 Gusht 2026
keqperdori-investimet-e-nje-shtetasi-te-huaj-per-biznes,-arrestohet-nje-person-ne-prishtine

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Sipas policisë, më 4 gusht 2026 është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka keqpërdorur investimet e një ankuesi, shtetas i huaj, me të cilin ishte marrë vesh për hapjen e një biznesi të përbashkët në Kosovë.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet ekonomike, duke i shkaktuar dëm financiar ankuesit.

“Më datën 04.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, pasi që ishin dakorduar për të hapur një biznes të përbashkët në Kosovë. I dyshuari ka keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe e ka dëmtuar ankuesin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: