Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli përmes një postimi në Facebook tha se ajo çfarë po kërkon sot BE-ja është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje.
Ai gjithashtu tha se sot nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marrëveshjen e madhe.
“Ajo se çfarë po kërkon sot Bashkimi Evropian (Borell e Lajçak) është kontradiktore me atë çfarë u kërkua deri dje. Thirrjeve për zgjidhjen e krizave si kjo e targave për të kaluar në avancimin e marrëdhënieve në një format tjetër dialogu për zgjidhjen e marrëveshjes përfundimtare sot si duket iu skadoi afati”.
“Sot kur të gjithë pritën që zgjidhja e krizës se tabelave të jetë si hap i parë për marrëveshjen e normalizimit të plotë, nga Kosova u kërkua konstruktivitet ekskluzivisht vetëm për targa dhe fare diskutim për marreveshjen e madhe. Në cilin vend të Evropës sundimi i ligjit qenka i diskutushëm në raport me tensionet që mund të ndodhin?”, ka shkruar tutje Kërçeli.