Kërçeli i VV-së ironizon me zhvillimet brenda LDK-së: Të njëjtën pyetje e kisha edhe unë gjatë fushatës, si nuk u ngopët kurrë

22:25 | 23 Qershor 2026
kerceli-i-vv-se-ironizon-me-zhvillimet-brenda-ldk-se:-te-njejten-pyetje-e-kisha-edhe-une-gjate-fushates,-si-nuk-u-ngopet-kurre

“Si nuk u ngopën kurrë?!”, ka nisur postimin e tij kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si kundërpërgjigje ndaj Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit, të cilët ia kërkuan dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ku më pas, Abdixhiku ua kërkoi dorëheqjen atyre.

Në situatën e përçarjeve brenda njerëzve të LDK-së, ka ironizuar deputeti i zgjedhur i VV-së, Ilir Kërçeli, duke thënë:

“Të njëjtën pyetje e kisha edhe unë gjatë fushatës për lidershipin e LDK-së. Si nuk u ngopët kurrë?”.

Komento: