Kërcënimi i Francës për vizat/ Vjen kundërpërgjigja e deputetit të VV-së

11:21 | 22 Tetor 2023
kercenimi-i-frances-per-vizat/-vjen-kunderpergjigja-e-deputetit-te-vv-se


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen nëse nuk e mban fjalën në raport me zotimet e dhëna karshi dialogut me Serbinë.

Liberalizimin e vizave, Agon Batusha thotë se Kosova nuk e ka dhuratë.

“Kjo ka ardhur si çështje meritore, e jo si çështje dhurate”, u shpreh deputeti i VV-së.

Megjithatë, ai thotë që pezullimi i vizave për Kosovën është e vështirë të ndodhë, për shkak të procedurave.

“Nëse flasim jurikisht, proceduralisht një vend anëtar në Bashkimin Evropian nuk mund ta bllokojë tanimë liberalizimin e vizave, sepse vendimi është përfundimtar, kur është vendimi përfundimtar, ashtu siç është marrë vendimi të bëhet, ashtu duhet edhe të ç`bëhet”, deklaroi ai.

Ai për Front Online ka thënë se procedurat janë të gjata për të pezulluar vizat një shteti.

“I bie që Komisioni Evropian duhet ta ketë një arsyetim, KE duhet të dalë me një deklaratë ose me një vendim që thotë Kosovës duhet t’i shqyrtohet ose rishqyrtohet liberalizimi i vizave pastaj të mblidhet Këshilli i Bashkimit Evropian, ministrat e brendshëm dhe të gjitha organet, dhe ta shqyrtojnë këtë vendim”, deklaroi ai.

 

Komento: