Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku: Më shumë është hipotetike se do të ndodhë, njerëzit e ekzagjerojnë

23:38 | 30 Gusht 2023
kercenimi-ndaj-kurtit,-klinaku:-me-shume-eshte-hipotetike-se-do-te-ndodhe,-njerezit-e-ekzagjerojne

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka deklaruar se deklaratat e tij ku përmendi vrasjen e kryeministrit Kurti janë më shumë hipotetike sesa që kanë mundësi të ndodhin ndonjëherë.

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar.

“Deklarata është shkruar në gjuhën shqipe. E dyta, duhet të flasim pak më ndryshe, sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vije keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka, sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve.

“Gjithë panelistët nëse nuk reagojnë është turpi i turpit kur dihet fakti se kjo qeveri qe tri vite as protezat e invalideve nuk i rregullon. Kjo qeveri ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve, duke i hequr edhe nga pagat minale dhe të emrret me diçka hipotetike…nuk do të ndodhë asnjëherë (ta vret Kurtin)”, ka deklaruar ai.

Komento: