Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, arrestohen të dyshuarit

21:33 | 26 Shkurt 2024
kercenohen-me-vrasje-dy-pjesetare-te-kfor-it-ne-nje-fshat-te-prizrenit,-arrestohen-te-dyshuarit

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se në fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”. Më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit. Njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa më vonë edhe i dyshuari i dytë. Janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, në shtëpin e njërit nga të dyshuarit është gjetur një pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi. /Front Online/

Komento: