Kërcënohet me jetë kryeministrja e Zelandës së Re: Ju e keni radhën

09:43 | 23 Mars 2019

Një mesazh kërcënues ka shkuar në adresë të kryeministres së Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka pranuar mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale.

Një imazh i një arme ju dërgu asaj dy ditë më parë me titullin, ‘ ju e keni radhën’, transmeton Gazeta Metro.

Ato llogari të tëitterit që dërguan imazhe të tilla, u mbyllën.

Pasi, të njëjtat ishin ngarkuar me fjalime të urrejtjes supremaciste anti-islamike, anti të bardhëve.

Kujtojmë se, në javë më parë, të paktën 50 muslimanë u privuan nga jeta dhe shumë të tjerë u plagosën kur një terr.orist, i identifikuar si Brenton Tarrant (28), i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re dhe qëlloi mbi myslimanët të cilët ishin duke u falur.

Në mesin e personave qe humbën jetën kanë qenë edhe katër fëmijë.

Komento: