Kërcënohet me thikë një person, ia vjedhin telefonin dhe paratë

10:15 | 14 Shtator 2023
kercenohet-me-thike-nje-person,-ia-vjedhin-telefonin-dhe-parate

Të mërkurën një person ka raportuar se është plaçkitur nga tre persona nën kërcënimin e thikës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tre persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kishin marrë një telefon dhe një kartëmonedhë prej 50€”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Pas një pune hetimore më 13.09.2023 policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Komento: