Kërcënohet një gazetar në Prishtinë, Policia: Është njoftuar prokurori, s’ka të arrestuar

12:26 | 07 Shkurt 2026
kercenohet-nje-gazetar-ne-prishtine,-policia:-eshte-njoftuar-prokurori,-s’ka-te-arrestuar

Një gazetar është kërcënuar dje përmes rrjeteve sociale. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj të përditshëm.

Në raportin e Policisë së Kosovës, shtohet se gazetari ka marr mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një person.

Po ashtu, theksohet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se, deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

“Lagjja e Spitalit, Prishtinë  06.02.2026 – 15:03.  Ankuesi mashkull kosovar (gazetar), ka raportuar e  përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues dhe fyes nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime’’, ka njoftuar Policia

Komento: